ShowBizzz

Artistët e cirkut konsideroheshin nga nazistët si mashtrues!

Frieda Daniels është 89 vjeç. Ajo është akrobate dhe i përket komunitetit sinti. Ajo dhe familja e saj u përndoqën nga nazistët. Kur Frieda do të balanconte për herë të parë në litar, në vitin 1938, Adolf Hitler kishte pesë vjet në pushtet. Në atë kohë shteti nazist deportonte në kampet e përqendrimit sintit dhe romët, të cilët nuk ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga profesioni i tyre. Disa ishin tregtarë, muzikantë apo artistë cirku, profesione që në vitin 1933 konsideroheshin si “zanate joproduktive ose mashtruese”, thote DW. Në fakt një temë e trishtueshme: persekutimi nazist i gjithë familjes së saj dhe mungesa e dëmshpërblimit. Megjithatë Frieda Daniels, me mbiemrin e vajzërisë Lemoine, qesh me zë të lartë. Mesa duket këtë e ka bërë shumë shpesh në jetën e saj. Rrudhat qeshjes ia rrethojnë sytë dhe gojën. Nuk duket si 89-vjeçare, më shumë si 60. Ish-akrobatja balancon edhe sot mbi një litar që ka në kopshtin e saj.

Artistët e cirkut konsideroheshin nga nazistët si mashtrues!

Për herë të parë Frieda hipi në litar për akrobaci kur ishte pesë vjeçe. Në Stade, të Saksonisë së Poshtme.  “Të gjithë mbanin frymën, shikonin teksa unë kaloja mbi litar. Të gjithë njerëzit në treg vinin te litari i vendosur lart. Në fund të gjithë më jepnin para, ishte shumë bukur!”. E gjithë familja e Friedës ishin akrobatë në litar në lartësi. Vendbanimi i tyre ishte Hamburgu, por gjatë sezonit ata udhëtonin nëpër Gjermani me kamper për të shfaqur artin e tyre. Ndalimi i profesionit e goditi familjen e Friedës në vitin 1942. Nazistët nuk i lanë të largoheshin nga vendi, ku u ishte bërë regjistrimi. Për regjimin nazist kjo ishte përgatitje për deportim dhe shfarosje. Familja e Friedës dhe shumë sinti dhe romë të tjerë nuk kishin më të drejtë të ushtronin profesionet tyre. Ata u zhytën në varfëri.

Artistët e cirkut konsideroheshin nga nazistët si mashtrues!

“Ishte shumë keq, aspak e lehtë”, thotë Frieda. Ajo e përzien herë pas herë gjermanishten me fjalë angleze. Në vitin 1954 ajo emigroi në SHBA. Sot jeton në Temecula, Kaliforni. Regjimi nazist që nga viti 1939 ndoqi politikën e dëbimit nga Rajhu gjerman të të gjithë popullsisë së mbetur sinti dhe rome. Heinrich Himmler, drejtuesi i forcave SS, urdhëroi ndalimin e largimit nga territori për të përgatitur dëportimin e plotë. Raporti i Komisionit të Pavarur për Antiziganizmin, i publikuar në vitin 2021, bën thirrje që viktimat e pakta të mbijetuara të kompensohen përfundimisht në mënyrë adekuate. Qeveria gjermane e ngarkoi komisionin të shqyrtonte për dy vjet situatën e komunitetit sinti dhe rom. Edhe Frieda vazhdon të luftojë së bashku me Këshillin Qendror të sinti dhe romëve gjermanë. Në fakt nuk bëhet fjalë për shumë, rreth 400 euro në muaj.

Artistët e cirkut konsideroheshin nga nazistët si mashtrues!



bal