Ambasada shqiptare në Mal të Zi ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj tre të rinjve shqiptarë këtë të shtunë.
Përmes një njoftimi në “Facebook”, Ambasada shprehet se të rinjtë shqiptarë janë marrë në mbrojtje dhe po i ofrohet çdo shërim i nevojshëm, përfshirë edhe atë ligjor.
“Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi po ndjek nga afër ngjarjen e pasdites së sotme, ku tre shtetas shqiptarë janë dhunuar në zonën e Zelenika-s, pranë qytetit Herceg Novi. Që prej momentit të parë kur jemi njoftuar, jemi vënë në kontakt me shtetasit, i kemi marrë në mbrojtje dhe po i ofrojmë çdo shërbim të nevojshëm, përfshirë edhe atë ligjor. Një përfaqësues i ambasadës ka udhëtuar drejt zonës, ndërsa kemi kërkuar nga policia dhe autoritetet ligjzbatuese zbardhjen e ngjarjes dhe ndëshkimin e autorëve. Shtetasit shqiptarë të asistuar nga ambasada kanë bërë denoncimin pranë autoriteteve policore malazeze”, thuhet në njoftim.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo