Natyrisht, për shijet nuk ia vlen të debatohet
Çfarë do të tërheqë dikë te një person i seksit të kundërt, varet nga shumë faktorë, edhe shkenca gjithashtu ka dhënë udhëzime se si duhet të duket një mashkull ideal.
Pavarësisht nëse ju pëlqejnë djemtë me më shumë qime në fytyrë dhe në trup, shumë gra, thonë studimet, preferojnë meshkujt me shumë qime.
Sipas studiuesve, ka tre arsye të bazuara shkencërisht që mund të shpjegojnë pse është kështu dhe pse shpesh edhe ato më tërheqëset bien në dashuri me to.
Këto janë arsyet:
1. Meshkujt leshator kanë nivele më të larta testosteroni
Kur meshkujt kanë nivel më të lartë testosteroni, është më e sigurt që do të ketë impuls më të lartë seksual, do të jetojnë më gjatë, kanë më shumë vetëbesim dhe janë më të sinqertë dhe kanë më shumë energji dhe optimizëm. Të gjitha këto janë gjëra të cilat femrat dëshirojnë të dinë për mashkullin në takimin e parë.
2. Zakonisht janë dukshëm më inteligjentë
Dr. Aikarakudy G. Alias, psikiatër që punoi në lidhjen midis qimeve të trupit dhe inteligjencës, thotë që gjoksi me qime më shpesh gjenden ndër personat me arsimim të lartë në popullatën e përgjithshme.
3. Zakonisht janë më të shëndetshëm se ata me më pak qime
Meshkujt që kanë qime më lehtë zbulojnë parazitët në trupin e tyre. Në studimin të cilin e ka bërë hulumtuesi Michael Siva- Jothy u zbulua se insektet e uritura kanë më shumë gjasa të pickojnë një viktimë me krah të rruar sesa një tjetër me krah të parruar.
Gratë mund t’i perceptojnë qimet si një tregues të shëndetit pa parazitë, shkruan YourTango.