Këtë të dielë pritet që vendi ynë të ketë luhatje të forta sa i përket kushteve atmosferike.
Moti parashikohet me vranësira të dendura duke nisur nga orët e para të mëngjesit si reshje shiu me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar që do të shtohen me kalimin e orëve.
Sot temperaturat do të ulen ndjeshëm dhe vendin tonë pritet kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik.
Në zonën e jugut dhe përgjatë ultësirës perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në relievet malore të vendit në lartësitë mbi 700 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar.
Në lartësitë e mëdha malore reshjet e dëborës me intensitet deri të lartë në formën e stuhive të dëborës.
Elementi i erës të shtunë ishte tepër intensiv, me shpejtësi deri në 25m/s me drejtim nga kuadrati i jugut duke bërë që dallgëzimi në dete të jetë i latë i forcës 5-7 ballë. Duke filluar nga sot intensiteti i erës bie me shpejtësi deri në 14m/s, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo