Këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare, Alma Bektashi, ka humbur personin e shtrenjtë të familjes së saj dhe bëhet fjalë për nënën e saj.
Ky lajm i hidhur është bërë i ditur nga vetë këngëtarja, e cila përmes një postimi në profilin e saj të Instagramit, ka treguar se nëna e saj ka ndërruar jetë ditën e djeshme.
“Ah nanushja ime, e mira ti. Ma këpute shpirtin dhe ma copëtove zemrën”, ka shkruar këngëtarja bashkangjitur një fotografie të nënës së saj, të postuar në Instastory.
Sipas lajmeve që qarkullojnë në media, nëna e këngëtares prej më shumë se 10 vjetësh ka vuajtur nga kanceri, i cili fatkeqësisht i mori jetën.
bal