Bashkëshorti i 41-vjeçares Bedrie Lokës, që u vetëvra mëngjesin e 2 janarit para oficerëve të policisë gjyqësore, i ka qëndruar variantit të vetëvrasjes për shkak të bullizimit të saj në rrjetet sociale Tik Tok dhe ka mohuar akuzat se e ka shtyrë ai drejt vetëvrasjes.
“Nuk kam lidhje fare me vetëhelmimin e gruas time. Ajo e ka bërë këtë për shkak të bulizimit në Tik Tok.’” ka deklaruar ai.
Pas marrjes në pyetje, ai ka mbajtur qëndrim mohues për sa i përket shtyrjes drejt vetëvrasjes së bashkëshortes së tij, por gjithashtu ka mohur se e ka dhunuar. Sakaq, ai ka thënë se nuk e ka kërcënuar gruan se do e vrasë, dhe se nuk kishte arsye.
“E kam grua dhe nuk doja të vetëvritej”, – u shpreh Loka.
Sa i përket sherreve, ai ka deklaruar se kanë qenë sherre familjare siç i ka çdo familje. Ndërkohë policia ka edhe videomesazhet që Xhemal Loka i çonte gruas së tij duke e kërcënuar. Para këtij fakti ai ka heshtur, duke thënë që janë gjëra familjare.
Edhe lidhur me dëshmitë e fëmijëve të cilët kanë deklaruar se babai i tyre i bënte shantazh të vazhdueshëm nënës së tyre si dhe për bisedat në celularë ku nuk mungojnë kërcënimet, ai ka preferuar të heshtë.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo