ShowBizzz

Beniada për ish-futbollistin: E kam shijuar, por kur mbyllet një derë hapet një portë

Beniada Nishani, si rrallë herë foli për jetën e saj personale si dhe për lidhjen e saj me Blerti Hajdarin, lidhje të cilën ajo nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar.

Duke qëndruar sërish e rezervuar për të folur me emra, Beniada rrëfeu më shumë për ndjesitë, por pa i përmendur emrin.

“Ishte një lidhje shumë e bukur që e kam shijuar,” – tha ajo.

Unë nuk kam thënë asnjëherë një emër. Mendoj që në një lidhje, në fillim është e bukur ta shijosh ti. Nuk më pëlqen të them që jam e lidhur, jam me këtë personin. Dua ta shijoj dhe dua ta kuptoj si shkon lidhja, mos të flas para kohe. Unë e kam shijuar. Nuk e kam bërë publike, ishte diçka private që po shijoja. Isha e lumtur. Jam një person që nuk dua t’i bëj gjërat publike”.- ka thënë Beniada Nishani.

Kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç do, mbarojnë shpejt. Gjithashtu me bindjen se e presin gjëra të bukura përpara ajo tha se nuk e kthen më kokën pas.

Jemi njerëz, bëjmë shoqëri. Kur gjërat nuk shkojnë ashti siç do, mbarojnë. Kur mbyllet një derë, hapet një portë, si thonë italianët. Është e vështirë të më shohësh të mërzitur, kjo s’do të thotë që s’po kaloj moment të vështirë”.

Beniada Nishani dhe Blerti Hajdari
Beniada Nishani dhe Blerti Hajdari

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb