ShowBizzz

Alma Bektashi humbet personin e shtrenjtë të familjes

Këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare, Alma Bektashi, ka humbur personin e shtrenjtë të familjes së saj dhe bëhet fjalë për nënën e saj.

Ky lajm i hidhur është bërë i ditur nga vetë këngëtarja, e cila përmes një postimi në profilin e saj të Instagramit, ka treguar se nëna e saj ka ndërruar jetë ditën e djeshme.

“Ah nanushja ime, e mira ti. Ma këpute shpirtin dhe ma copëtove zemrën”, ka shkruar këngëtarja bashkangjitur një fotografie të nënës së saj, të postuar në Instastory.

Image

Sipas lajmeve që qarkullojnë në media, nëna e këngëtares prej më shumë se 10 vjetësh ka vuajtur nga kanceri, i cili fatkeqësisht i mori jetën.