Lajme

Dëborë dhe ngrica në zonat malore, parashikimi i motit për ditët në vijim

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe vlera termike në rënie të ndjeshme  për të shkak i depërtimit të masave ajrore polare që ka përfshirë jo vetëm vendin tonë por pjesën më të madhe të Europës. Si shkak i këtij depërtimi problematik do të bëhen ngricat e forta në akset rrugore.

Përjashtim bën dita e Hënë ku moti pritet të jetë me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e hera – herës mesatar në dy ekstremet veri- jug. Në zonën e Alpeve, verilindje mbi 1000 metër dhe malësitë e jugut në lartësitë mbi 800 metër priten reshje bore me intensitet të ulët lokalisht mesatare. Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje shpejtësi 1-8m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era heras-herës bëhet relativisht intensive me shpejtësi  10-15m/sek. Valëzimi në dete pritet 1-3 ballë, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Ditën e Martë moti pritet të jetë i kthjellët dhe me alternime vranësirash. Ngrica do të ketë përgjatë akseve rrugore në relievet malore. Mjegulla do të jetë prezentë në orët e mëngjesit në zonat luginore.  Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje  shpejtesi mesatare 1-8m/s, përgjatë vijës bregdetare sidomos në bregun verior dhe lugina era heras-herës bëhet relativisht intensive me shpejtësi deri në 9-17m/sek. Valëzimi në detet pritet 1-3 ballë

Ditët e Mërkurë, e Enjte, e Premte, moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira të pakta deri mesatar. Ngrica të forta do të ketë përgjatë akseve rrugore në relievet malore. Mjegull pritet në orët e mëngjesit në zonat luginore.  Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi 1-7m/sek. Valëzimi në dete parashikohet 1-3 ballë.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo