ShowBizzz

Do fillojë së shpejti, por kush do jenë dy opinionistët e “Big Brother VIP 3”?

Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i sezonit të tretë të “Big Brother VIP”, ndërsa me afrimin e ditëve po shtohet më shumë kurioziteti i njerëzve për të zbuluar emrat e opinionistëve dhe të personazheve që do të bëhen pjesë e këtij reality show.   

E teksa është konfirmuar se ndryshe nga herët e tjera këtë vit Ledion Liço do të moderojë spektaklin, rrjeti po “zien” se opinionisti i sezonit të parë dhe dytë Arbër Hajdari mund të jetë edhe këtë vit opinionist në “BBVIP”.

Megjithëse ende nuk është konfirmuar, në rrjet po qarkullojnë lajme se ish-deputetja Grida Duma do të jetë krah Arbrit si opinioniste në këtë spektakël.

Zërat filluan të qarkullonin sapo Luiz Ejlli përmes një postimi në InstaStory tregoi se nuk do të jetë opinionist në “BBVIP” duke hedhur poshtë lajmet se ai ka një rol në këtë spektakël.

“Pas shumë mesazheve që më kanë pyetur, Luiz a do të jesh opinionist? Luiz a do të jesh vëllai i madh? Ju them që nuk do të jem as opinionist as vëllai i madh as vëllai i vogël. Thjesht do jem si ju, do e shikoj. Thjesht ju uroj suksese të gjithëve. Nuk do jem fare pjesë e “BBV3”, Big Brother-i im ka qenë edicioni i dytë. Kështu që suksese ju uroj shikim të këndshëm.”– tha këngëtari.

Kujtojmë që “BBVIP 3” do të fillojë me 13 janar 2024, ndërsa deri tani këngëtari i njohur Bardhi dhe bashkëshorti i Fifit, Adis Patushi kanë konfirmuar se do të bëhen pjesë e spektaklit duke konkuruar për të fituar çmimin e madh.