Këngëtari Michael Bolton i është nënshtruar një operacioni pasi u diagnostikua me një tumor në tru, pak para festave. Lajmin e ka ndarë vetë këngëtari me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, teksa ka njoftuar se do t’i duhet të bëjë një shkëputje nga turneu i tij derisa të rikuperohet.
“Pak para festave, u zbulua se kisha një tumor në tru, i cili kërkonte një operacion të menjëhershëm. Falë ekipit tim të jashtëzakonshëm mjekësor, operacioni rezultoi me sukses”, ka shkruar këngëtari 70-vjeçar në Facebook. “Tani po shërohem në shtëpi dhe i rrethuar nga dashuria dhe mbështetja e jashtëzakonshme e familjes sime”.
Fituesi i Grammy gjithashtu u tha fansave se ai do t’i “kushtojë” “dy muajt e ardhshëm” rikuperimit të tij dhe do të marrë një “pauzë të përkohshme” nga turneu, “Për dy muajt e ardhshëm, do t’i kushtoj kohën dhe energjinë time shërimit tim, që do të thotë se do të më duhet të bëj një pushim të përkohshëm nga turneu”.
“Është gjithmonë gjëja më e vështirë për mua të zhgënjej fansat e mi ose të shtyj një shfaqje, por pa dyshim se po punoj shumë për të përshpejtuar rikuperimin dhe për t’u rikthyer së shpejti në performancë”, shkroi Bolton, duke falënderuar fansat e tij për dashurinë dhe mbështetjen e dhënë përgjatë viteve.
Dijeni se po i mbaj mesazhet tuaja pozitive në zemrën time dhe do të të jap më shumë përditësime sa më shpejt që të mundem”, përfundoi ai.
bal