Papa Françesku nuk i ka ndalur thirrjet e tij për paqe në botë.
Sot ai dënoi sulmin e 7 tetorit të Hamasit ndaj Izraelit dhe kërkoi armëpushim në çdo front, duke përfshirë këtu edhe Libanin.
Kreu i Kishës Katolike, bëri thirrje për paqe në fjalimin e tij vjetor para diplomatëve.
Sipas Papa Francesku përgjigja ushtarake e Izraelit shkaktoi një “krizë jashtëzakonisht të rëndë humanitare dhe vuajtje të pakonceptueshme për civilët”.
Papa nënvizoi faktin se spitalet dhe shkollat në Gaza duhet “të marrin të gjithë mbrojtjen e nevojshme”.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo