Edicioni i ri i “Big Brother VIP Albania” pritet të fillojë së shpejti, me datën e nisjes së programit të shënuar për 13 janar.
Në prag të ngjarjes së madhe, ekipi i produksionit është në fazat finale të organizimit, ndërkohë që pritshmëritë e publikut rriten për tu njohur me të dhënat e fundit rreth konkurruesve, prezantuesit dhe analistëve të spektaklit.
Në një njoftim të kohëve të fundit, u bë e ditur se edicioni i ardhshëm do të udhëhiqet nga prezantuesi i njohur, Ledion Liço.
Së fundmi, produksioni zbuloi edhe emrat e atyre që do të mbajnë rolin e opinionistëve gjatë këtij edicioni.
Arbër Hajdari, njohur për rolin e tij si themelues i fondacionit “Fundjave Ndryshe”, do të jetë pjesë e panelit të analistëve për të dytin vit me radhë.
Do t’i bashkohet edhe deputetja Oriela Nebiaj, e cila bën një rikthim në botën e televizionit pas angazhimit të saj si ligjvënëse.
Oriela do të ofrojë komente dhe vëzhgime për pjesëmarrësit dhe zhvillimet brenda “Big Brother VIP 3”, i cili synon të ruajë vëmendjen e audiencës shqiptare në çdo episod.
/TeVe