
Shumëçka po fliten, e plot thashetheme janë duke qarkulluar lidhur me Big Brother Vip 3! Kush do të jetë opinionist, kush do e prezantojë, kush do të marrë pjesë, a do të jetë ky, apo ai banori që “Vëllai i Madh” ka përzgjedhur për këtë sezon?!
E një nga emrat e sigurt ka qenë këngëtari shqiptar, Bardhi. Këtë siguri na i dha vetë artisti ditë më parë gjatë një koncerti në sheshin “Skëndërbej” , Tiranë. Ai konfirmoi se do të jetë pjesë e edicionit të tretë të Big Brother Vip Albania.
“Jam borxhli t’ju tregoj edhe po e shfrytëzoj rastin t’ju them se jam pjesë e Big Brother VIP Albania 3”, tha Bardhi.
Por, si duket Bardhi nuk do të futet në shtëpinë më të famshme me konkurrentët e tjerë më 13 Janar. Kjo pasi pikërisht ditën e shtunë, më 13 Janari, këngëtari do të performojë për fansat e tij në një nga Club-et e kryeqytetit.
E duke ditur se si funksionojnë procedurat e Big Brother, ku konkurrentët duhet të izolohen tre ditë para nisjes së spektaklit të madh, Bardhi nuk do të mund të jetë i pranishëm të shtunën.
A do i bashkohet shtëpisë gjatë ditëve në vijim , apo ka ndrushuar mendje për t’u bërë pjesë ngelet për tu parë në vijim.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo