Kryeministri Edi Rama ka njoftuar këtë të hënë papritur krijimin e një ministrie të re përgjegjëse për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, në krye të së cilës do të jetë Blendi Gonxhja. Emri i ka shkuar Presidentit dhe pritet që ky i fundit të japë bekimin për këtë ndryshim në kabinet.
Ish-deputetja dhe tashmë moderatorja e emisionit “Top Story”, Grida Duma në nisje të “prime-t” të sotëm nuk e ka kursyer ironinë për propozimin e Ramës.
Ajo i është drejtuar Blendit si një “gonxhe e riardhur në lulëzim” teksa i kërkoi një mendim dhe panelistit Artur Zheji, duke mos e fshehur të qeshurën ironike. Analisti e vazhdoi dhe më tej, duke u shprehur se “gonxhja lulëzon në pranverë”, por jo në dimër.
Grida Duma: Ndryshim strukturor apo ndryshim emrash? Apo ndryshim profili poltik që e shton me gonxhen e riardhur në lulëzim domethënë?
Artur Zheji: Më kape në befasi sepse…
Grida Duma: Edhe shtova metaforat, si të shkojnë
Artur Zheji: Më kape në befasi sepse cilësia më e lartë që ka gonxhja është që lulëzon në pranverë, dhe nuk lulëzon para kohe që të digjet si të gjitha gonxhet që gënjehen nga dielli i ngrohtë i një dimri të befasishëm.
Pra, është një njeri që e njeh shumë mirë Edi Ramën dhe Edi Rama e njef shumë mirë Gonxhen. Ka qenë një nga personazhet më interesante të Dhjetorit (’90). Ka patur gjithmonë besimin e plotë të Ramës si personazh në ngritje dhe tani ka besimin e plotë si një kryeministër ndaj një ministri të ri.
Video nga emisioni “Top Story” në Top Channel/ © Credits youtube.com/@TopChannelAlbania
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo