Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur mëngjesin e sotëm që prej orën 09:00 në SPAK. Beqaj është shoqëruar në SPAK së bashku me avokatin Ermal Yzeiraj.
Ilir Beqaj do të pyetet përsëri për herë të tretë në lidhje me çështjen e sterilizimit.
Edhe pse dyshohet se mund të pyetet edhe në lidhje me hetimet e reja që po kryen SPAK për abuzimet në SASPAC, drejtoria e fondeve të huaja që drejtonte Beqaj.
Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme është duke hetuar për veprat penale të korrupsionit e fshehjes së pasurisë, ndërsa urdhëroi kontrollin në shtëpinë e Ilir Beqajt, njerëzve të tij të besuar si dhe zyrat e disa bizneseve e kompanisë farmaceutike.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo