Lajme

Merr flakë maternitet në Irak, humbin jetën 4 fëmijë

Nga zjarri që përfshiu një maternitet në qytetin jugor të  Diëaniyah në Irak kanë humbur jetën katër fëmijë.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Gjysmëhëna e Kuqe e Irakut, duke thënë  se janë evakuuar 150 të mitur dhe 190 të rritur.

Tragjedia mesa duket është shkaktuar nga një qark i shkurtër, i cili ka shkaktuar zjarr në ambientet e spitalit.

Normat e sigurisë respektohen rrallë në sektorët e ndërtimit dhe transportit në Irak.Në fund të shtatorit 2023, rreth njëqind njerëz vdiqën nga zjarri i shkaktuar nga fishekzjarrët në një sallë dasme të mbushur me njerëz në veri të vendit.

Në korrik 2021, një zjarr në repartin Covid të një spitali në jug shkaktoi 60 viktima.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo