Lisa Bonet dhe Jason Momoa kanë nënshkruar divorcin, afërsisht dy vite pasi njoftuan ndarjen, saktësisht në janar të vitit 2022.
Ata janë prindër të dy fëmijëve, Lola, 16 vjeç dhe Nakoa-Ëolf, 15 vjeç. Lisa dhe Jason kanë pasur një prej lidhjeve më të gjata në Hollywood, pasi u njohën dhe u lidhën që prej vitit 2005. Aktorët u martuan në mënyrë sekrete në vitin 2017.
Në janar të vitit 2022, Momoa dhe Bonet njoftuan se “po kalonin një periudhë transformuese në jetët e tyre”, duke i dhënë fund marrëdhënies 16-vjeçare
“Të gjithë e kemi ndjerë shtrëngimin dhe ndryshimin e këtyre kohërave transformuese. Një revolucion është duke u shpalosur dhe familja jonë s’bën përjashtim nga kjo…Ndjenja dhe rritje nga këto ndryshime sizmike që po ndodhin”, u shpreh dyshja.
Ata shtuan se “po ndajnë rrugët në martesë” dhe teksa vazhdojnë jetën e tyre, duhet ta bëjnë këtë “me dinjitet dhe ndershmëri”.
lokimagazine