ShowBizzz

“Për ty botën”, Bora feston ditëlidjen, Donadi emocionon me dedikimin romantik

Sot është një ditë shumë e veçantë për moderatoren e njohur Bora Zemani, pasi ajo feston 32-vjetorin e lindjes.

Moderatorja e njohur shqiptare Bora Zemani feston sot ditëlindjen dhe sigurisht urimi i parë do ishte nga partneri i saj Donald Veshaj.

Ai ka pritur orën 00:00 për ta uruar shpirtin e tij binjak përmes një postimi në InstaStory.

“Për ty botën! 100”- ka shkruar Donaldi krahas fotos së Borës, të cilën e ka shoqëruar me një zemër.

Urimi i Donald Veshaj per Bora Zemanin ne Instastory

Bora ka një marrëdhënie shumë të ngushtë edhe me Romeon i cili e ka uruar duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen ‘my bro’!

Gjithashtu Bora ka marrë një urim edhe nga mikesha e saj Semi.

“Shpresoj që gjithmonë të festojmë kështu si fëmijë, por tani ti je ‘fijuar’”- ka shkruar artistja krahas një videos duke kërcyer dhe kënduar me Borën.

Urimi i Semi Jaupaj per moderatoren Bora Zemani

Urimi për Borën nuk mungoi as nga Sara Hoxha e cila e konsideron moderatoren një bricjap të palodhur: Gëzuar ditëlindjen Bora, e rrethuar nga bricjap të palodhur.

Sara Hoxha uron Bora Zemanin

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb