Lajme

“Po më qan zemra, lamtumirë engjëll”, shuhet në lule të rinisë shqiptari në Itali

Një 25-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Itali.

Markeliano Aniaj dha frymën e fundit në spital, pasi qendroi në gjendje kome për disa ditë për shkak të një semundjeje nga e cila vuante prej kohësh.

Vdekja në moshë të re e shqiptarit ka pikëlluar familjen e tij, e cila hapi sot dyert e mortit. Ceremonia mortore e 25-vjeçarit do të mbahet nesër 10 janar në kishën famullitare të Maria Immacolata në zonën e Nave, aty ku Markeliano jetoi për 20 vite.

Miq dhe të afërm të 25-vjeçarit janë shprehur të tronditur për vdekjen e Markelianos.

“Një jetë e re që ikën është gjithmonë dhimbje për të gjithë. Lamtumirë engjëll i vogël, pushofsh në paqe. Na mbro nga atje lart…Një djalë shumë i ëmbël por m,e fat të zi…Po më qan zemra”,  janë disa nga mesazhet ngushëlluese që miqtë dhe të afërm kanë shkruar për Markelianon në rrjetet sociale.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo