Lajme

Del VIDEO/ Të kapur për dore, momentet e fundit të shqiptares para se të vritej

Këto janë momentet e fundit të lumtura dhe të qeta, për 41-vjeçaren Xhorxhia Murati, e cila nuk e dinte që sapo të kthehej në banesë me bashkëshortin e saj do të vritej në mënyrë makabër nga ky i fundit.

Në një video të publikuar nga mediat greke, Xhorxhina shfaqet teksa ecën dorë për dore me partnerin e saj, pasi ky i fundit e kishte marrë nga puna dhe po kthehshin për në banesën atyre, aty ku ai do e vriste dhe më pas do fuste në një valixhe për ta groposur më pas në një pyll të Halkidikit, midis Triglia dhe Galatista.

Xhorxhia Murati, e cila ishte shtatzëne u vra nga partneri i saj, i cili për tetë ditë të tëra në ekranet e televizioneve greke kërkonte me dëshpërim gruan e tij të humbur. Por në fund rezultoi se ai ishte autori i ngjarjes makabre që tronditi mbarë opinionin publik në Greqi dhe Shqipëri. Burri vrasës denoncoi në polici zhdukjen e bashkëjetueses së tij më 2 janar të këtij viti.

Ndërsa dje 8 janar, autoritetet gjetën trupin e pajetë të 41-vjeçares në një pyll të Halkidikit, midis Triglia dhe Galatista.

41-vjeçarja me bashkeshortin
41-vjeçarja me bashkeshortin

Lidhur për vdekjen e shqiptares kanë rënë në prangat e policisë partneri i saj, si dhe një nga miqtë e tij. Trupi i shqiptares u gjet pas dëshmisë së mikut të partnerit të 41-vjeçares i cili tregoi se shqiptarja u vra nga partneri i saj, ndërsa ai e ndihmoi për ta fshehur në pyll.

LEXO EDHE: “Thriller” në Selanik, shqiptarja shtatzënë gjendet e vdekur në pyll

Më 2 janar, pak orë pas zhdukjes së 41-vjeçares, partneri i saj bëri daljen e tij të parë televizive duke u përpjekur të paraqiste skenarin përmes të cilit besonte se do të fshihte krimin makabër.

“U zgjova në orën 9 të mëngjesit. Pashë që më ka dërguar mesazh se ka ardhur në shtëpi, dhe se kishte marrë para nga sirtari. Nuk mund ta di arsyen, Gjeorgjia më kërkonte gjithmonë para kur i duhej diçka. Më vonë kuptova se mungonin edhe disa sende personale të saj nga shtëpia. Ajo nuk informoi askënd, madje as vajzën e saj”, tha partneri ai më 2 janar.

Tre ditë më vonë, ai këmbëngulte se “ duhen gjetur medoemos gjurmët e telefonit të saj. E kam kërkuar në punën e saj, në vendin ku shkonim për kafe, kam kontaktuar me miqtë e saj. Me shoqet që e njohin prej 40 vitesh. Ajo që kuptova nga miqtë e saj është se ata nuk e dinin se ajo ishte shtatzënë”.

Pak orë para zbardhjes së krimit, partneri i Gjeorgjisë ka denoncuar një vjedhje në banesën ku jetonte 41-vjeçarja. Ai inskenoi planin e vjedhjes për të zhvatur rreth 7 mijë euro nga banesa e 41-vjeçares, shkruan zougla.gr. Kjo është pista kryesore që po hetohet tashmë nga policia greke, pasi dyshohet se gruaja fatkeqe u vra për çështje parash.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo