Afrimiteti i Shqipes me Blerandon është komentuar shumë ditët e fundit e për këtë ka folur edhe opinionisti Bledi Mane. Ai është i bindur se Shqipja dhe Blerando kanë ndjenja për njëri-tjetrin. Gjatë spektaklit të së hënës, Bledi i bëri thirrje Shqipes të mos ketë frikë nga ndjenjat.
“Nuk jemi zyra e gjendjes civile ku ftojmë njerëzit të martohen apo të fejohen. Ne shprehim ato opinionet tona mbi atë çfarë vëllai i madh na servir. Në rastin konkret është një videoklip mjaft i bukur i cili tregon momente edhe intime të sinqerta dhe ajo që është më kokëfortë, gjuha juaj e trupit tregon më së miri atë çfarë ju nuk e thoni me fjalë. Ju të dy për mua jeni mashtrues, por ditët e fundit ju keni qenë të sinqertë me lojën dhe veprimet tuaja. Poshtë atyre pantallonave ju jeni ndjerë mirë me njëri-tjetrin, jam e sigurt se edhe lëkura e këmbës suaj është prekur. Shqipe kur të kritikojmë ulëret kur të flasim për dashurinë na shan. Nëse vazhdon me këtë logjikë do vdesësh e virgjër dhe beqare. Erdhi dashuria në pragun tënd. Nuk po them merre për burrë atë djalë por tregohu e sinqertë me publikun sepse video është e sinqertë. Brenda asaj videoje kishte rezonanca dashurie dhe ne jemi të rritur janë me miliona që e shikojmë. Por ti je një njëri që ke frikë të ndjesh”, u shpreh Mane.