Në mediat e huaja po qarkullon lajmi se se Rita Ora dhe Dua Lipa kanë lënë pas përplasjet mes tyre dhe pritet të bëjnë një këngë së shpejti.
Sipas “The Sun”, Rita Ora është shprehur pronjë bashkëpunimi muzikor, jo vetëm me Duan, por edhe me Bebe Rexha e Ava Max.
“Tani kemi Dua Lipën dhe Bebe Rexhën dhe është e mrekullueshme. Unë mendoj se është një gjë e natyrshme që ne krahasohemi, veçanërisht pasi nuk ka shumë prej nesh në atë pjesë të botës. Por ne nuk mund të ishim më ndryshe”, tha Rita gjatë një interviste në podcastin “Not Skinny But Not Fat”.
Kur është pyetur nëse është takuar ndonjëherë me to, ajo u përgjigj duke thënë po.
Ende jo aq shumë me Duan, por do të ishte mirë nëse të gjitha do të bënim diçka së bashku. Vetëm për të përfaqësuar vendin tone,” shtoi Rita.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb