Kryefjala e mediave rozë ka qenë prezantuesi i ri i Big Brother Vip 3! Tashmë është zyrtare që Ledion Lico do të jetë ai që do të moderojë spektaklin më të ndjekur në Shqipëri, duke i “zënë vendin” kështu “veteranes” së këtij formati, Arbanës.
Ky lajm nuk pritej aspak nga ndjekësit dhe përgjatë gjithë kohës ndonëse para syve e kishin të qartë se Ledioni të jetë ai që do të prezantojë, shpresonin se mos vallë “Vëllai i Madh”, producentët e këtij formati, po bëjnë një lojë dhe se Arbana do të jetë prezantuesja.
Por, kjo sështë e vërtetë dhe së fundmi ja ka vënë vulën njëherë e mirë vetë moderatorja. Teksa ka replikuar në një nga komentet e ndjekësve Arbana me bindje është shprehur se Ledioni do të moderojë shkëlqyer spektaklin.
Ajo gjithashtu ka konfirmuar se shumë shpejt do ta shohim në ekran. Por, se ku dhe kur këtë nuk e dimë!
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb