Lajme

Beqaj i kalon stafetën Manastirliut: I kërkon SPAK ta hetojë për afera e sterilizimit

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj “ u ngujua” për më shumë se 8 orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, aty ku dhe u paraqit mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00 për t’u marrë në pyetje lidhur me koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit.

Në një deklaratë për mediat, Beqaj tha seancat e marrjes në pyetje do të vijojnë pasi hetimet janë ende shumë të ngushta dhe çështja është komplekse. Me pak fjalë, Beqaj i ka kërkuar prokurorëve të SPAK që hetimi për sterilizimin të shtrihet edhe në kohën kur në krye ishte Ogerta Manastirliu.

Siç keni vënë re dhe ju janë disa seanca të gjata pyetjesh. Çështja është komplekse edhe sot nuk përfunduam seancat e pyetjes. Pritet të kemi dhe raportet e KLSH. Besoj se hetimet janë ende shumë të ngushta është e domosdoshme që të shtihen në dy pjesë nga marsi në shtator.

Janë bërë tetë vjet nga zbatimi i kontratës.

Sot gjithashtu me prokurorët komunikuam dhe më konfirmuan se do të kem shumë shpejt ato sende që u sekeustruan por që lidhen me vazhdimësin. Dy dokumentet e një udhëtimi jashtë shtetit që sot i mora. Sot u sqarua edhe fakti që Gazi dhe aneksi tetë kanë lidhje me sterilizimin dhe skanë lidhje me çështjen tjetër”, tha ai.

Pra, duke qenë se Beqaj nuk ka gjetur dot mbështetje e qeverisë dhe të Ramës, ka rrezikuar duke “sulmuar” dhe “shënjestruar” tërthorazi Manastiriliun.

Beqaj është larguar si Ministër i Shëndetësisë në vitin 2017, post i cili u zëvendësua nga Ogerta Manastirliu.

Kontratë koncesionare për 100 milionë dollarë me kompaninë “Sani Service” L51910021C “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale” u lidh më 10 dhetor 2015.

Konkurrentë të tjerë në garë kundërshtuan procesin, duke u shprehur se oferta e konsorciumit fitues kishte qenë përtej fondit limit, shkruan newsbomb.al.

Por skandali u thellua në vitin 2020, ku nga Ogerta Manastirliu bëri ndryshime në kontratë, teksa shprehte domosdoshmërinë për shtimin e rreth 63 mijë seteve kirurgjikale, pavarësisht fondit të majmë në dispozicion.

Do të kemi një amendim i cili do të sjellë një reduktim me 25% të çmimit për të gjithë paketat instrumentare të kompleksiteteve të ndryshme, mbi një numër referencial prej 64 mijë ndërhyrjesh”, tha Manastirliu në Janar të vitit 2020.

Kontrata e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale është një prej 4 projekteve të Partneritetit Publik-Privat me mbështetje buxhetore në sektorin e shëndetësisë, me zanafillë te programi i qeverisjes së kryeministrit Edi Rama pas ngjitjes së tij në në pushtet në vitin 2013.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo