Lajme

Tjetër vetëvrasje me fostoksinë, 45-vjeçarja i jep fund jetës në Berat

Fenomeni i vetëhelmimit me fostoksinë po shtohet dita ditës në shoqërinë shqiptare.

Pak ditë pasi e ndjera Bedrie Loka i dha fund jetës me fostoksinë, por një tjetër rast i ngjashëm ka ndodhur së fundmi në Berat.

Në të njëjtën formë, një 45-vjeçare mori hapin ekstrem, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Mesditën e djeshme, është paraqitur për të marrë mjekim në spitalin rajonal të Beratit, shtetasja F. B., 45 vjeçe, e cila dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, për shkak të depresionit, ka konsumuar Fotoksinë.

Pavarësisht ndërhyrjes së specializuar të shërbimeve mjekësore, 45-vjeçarja ka humbur jetën. Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, vijojnë hetimet për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e rasti,” njofton policia.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo