Kreu i qeverisë, Edi Rama pas mbledhjes retreat dy ditore në një resort privat buzë plazhit të Shëngjinit, ka dalë në një konferencë për shtyp me gazetarët.
Ndër të tjera, pas përfundimeve nga analiza e punëve të bëra nga qeveria ”Rama 3”, Kryeministri Rama u pyet edhe për largimin e Elva Margaritit nga kabineti qeveritar dhe krijimin e ministrisë së re.
Rama nuk ka dhënë një përgjigje direkte duke thënë se arsyet i ka shtjelluar në relacionin e presidentit. Ai shtoi se ministria e re nuk është krijuar me qëellimin për të larguar Margaritin, por për të krijuar një strukturë të re.
“Ministria e re nuk është krijuar për të larguar Margaritin, por për të krijuar një strukturë të re. Arsyet janë shtjelluar në relacionin e presidentit dhe ka të bëjë me nevojën për të ecur më shpejt duke thyer kufijtë tradicionalë në kohën kur ekonomia jonë, sektori institucional që mbulon ekonominë ka nevojë për një shtysë të re të fortë. Pasi janë një sërë sfidash që kërkojnë vëmendje dhe Inovacioni kërkon udhëheqje e orientim të drejtëpërdrejtë që nuk mund ta bëjë kush tjetër në këtë fazë vetëm një ministri Ekonomie”
Nuk mund të mungonte pytetja pse zgjodhi pikërisht Blendi Gonxhen në krye të kësaj Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Sipas Kreut të qeverisë, Gonxhe është një nga drejtuesit më të sprovuar dhe më një sukses që duhet pranuar nga të gjithë.
“Është një nga drejtuesit publik më të sprovuar dhe një sukses të pranuar nga të gjithë. Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ishte një kjoskë banale, çerdhe korrupsioni e skenat brutale të maskaradës antishtet që trashëguam. Fakti që arritëm që të bëjë që Gjermania të pranojë njohjen e lejes së drejtimit i thotë të gjitha.”
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo