Lajme

Robert Ndrenika feston 82-vjetorin, Pëllumb Kulla: Gëzuar, o artist i papërsëritshëm

I madhi dhe i papërsëritshmi, Robert Ndrenika feston sot plot 82 vite jetë. E në këtë ditë kaq të rëndësishme për aktorin, apo thesarin e kinematografisë shqiptare, shkrimtari dhe diplomati, Pëllumb Kulla, e ka uruar shokun e tij të klasës.

10 Janari është një datë e veçantë për Kullën, pasi feston dhe ditëlindjen e tij, mirëpo janari i Ndrenikës ishte më i veçantë pasi ashtu si dhe vetë diplomati e thotë solli në jetë një njeri me cilësi më të larta.

“Jetë të gjatë e të lumtur, Robert Ndrenika, me shendet e gaz në buzë! Qoftë e pavdekshme miqësia jonë dhe ajo e fëmijëve tanë”, shkruan Kulla në positmin e tij.

Postimi i plotë:

GEZUAR DITËLINDJEN TËNDE, BERT!

Gëzuar, o artist i papërsëritshëm, o aktor i ëmbël, idhull i artdashësve të hapësirave shqiptare.

Eshtë një ditë e veçantë sot, për ne të dy. Kjo dita e dhjetë e janarit na ka sjellë në drite që të dyve!  Por mua më solli dy vjet më parë se ty. Ti u vonove dhe unë nuk të prisja dot më!

Por ai janari yt na i paskesh prurjet më të mira, me cilësira më të larta. Do të kisha bërë mirë të të prisja. Mbase dhe unë do te isha bërë më i mire dhe më i talentuar. Si ty.

 Fati është fat. Megjithatë, faleminderit fatit që në universitet na bëri bashkë shok klase dhe kaluam katër vite te paharruara.

 Jetë të gjatë e të lumtur, Robert Ndrenika, me shendet e gaz në buzë! Qoftë e pavdekshme miqësia jonë dhe ajo e fëmijëve tanë.

   GËZUAR!

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo