Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit moderatorja seksi e sportit, Alesia Bami, vendosi që ditëlindjen dhe Vitin e Ri 2024 ta festonte në një vend të ngrohtë, siç është dhe Dubai. Këtë e pamë qartë nga fotot e Alesias në “Instagram”, mirëpo ajo për të cilën nuk ishim të qartë ishte fakti se me kë kishte shkuar ajo në Dubai.
E ashtu si ndodh gjithmonë alduimet filluan menjëherë, dikush thonte se ishte me shoqë dhe dikush tjetër me të dashurin. Mirëpo, e vërteta paska qenë krejt ndryshe!
Gjatë transmetimit të “Procesit Sporitv” Alesia i ka kthyer njëherë e mirë përgjigje pyetjeve se më kë ka qenë ajo në Dubai, duke qenë se vajzat shqiptarë që shkojnë në këtë vend, shpesh paragjykohem.
Ajo ka rrëfyer se ka qenë e shoqëruar me familjen ,teksa i ka kërkuar “shqiptarëve që të qetësohen”, pasi në Dubai “s’shkohet vetëm për ato punë”.
“Faktikisht vendosa që ta kaloja Vitin e Ri dhe ditëlindjen në një vend të ngrohtë sivjet, duke qenë se çdo vit e kam festuar në Shqipëri dhe u bë nami. Jo, jo, qetësohu, kam qenë me familjarë. Kam qenë me familjen time dhe me kushërirat e mia. Qetësohuni, qetësohuni. Se nuk shkohet në Dubai vetëm për ato gjëra, shkohet dhe me familjen, se ju jeni të çuditshëm, ju shqiptarët”, tha ajo.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb