Lajme

VIDEO/ Lorenc Vangjeli shkon në studio me thupër dhe gurë: Dua të rrah Ilir Beqajn

Analisti Lorenc Vangjeli ka shkuar këtë të mërkurë në studion e “Opinion” me një thupër dhe disa gurë.

Kjo mënyrë e Vangjelit është zgjedhur për të ironizuar “drejtësinë popullore” e cila sipas tij ka mbaruar punë me ish-minitrin Ilir Beqajn, pasi e akuzojnë se ka vjedhur para gjatë posteve që ka mbajtur, ndonëse fjala e fundit ende nuk është thënë nga Gjykata.

Lorenc Vangjeli: Është thupër kurse këta janë gurë. Ajo është thupra me të cilën unë dua të rrah Ilir Beqajn, i cili është shpallur…

Blendi Fevziu: Do rrahësh ti Ilir Beqajn? Pse?

Lorenc Vangjeli: Njësoj si në Sudan, si në Irak, si në Jemen, sepse unë lexoj portale.

Blendi Fevziu: Po pse kjo dhëmbshuri sepse nuk është vetëm Ilir Beqaj… çdo njeri që akuzon SPAK-u, edhe portalet, edhe televizionet.

Lorenc Vangjeli: Ka thupra plot. Me aq sa ka lexuar dhe kam parë nëpër studio, me Beqaj është ‘kry punë’, thuhet në zhargon. Drejtësia popullore ka mbaruar punë me të. Edhe për Saliun vjen kjo. Më shumë se gjysma e shqiptarëve mendojnë që ai është grabitës. Po flas për mentalitetin.

Ne shqiptarët jemi të padururar. Përpara se ta thotë fjalën drejtësia e themi ne. Problemi është të sillesh si reformator. Me gurë do ta vrasim. Kjo është urrejtja jonë. Unë dua që të shplaj shpirtin si kori i madh i njerëzve. Kemi juristë popullorë që e kanë dhënë verdiktin, unë dua të jem si ta, të them që e urrej. Dhe kur e them këtë për Ilirin, natyrisht e them edhe për z.Sali. Sepse ajo që di unë, është Perëndimi që të konsideron të pafajshëm…


A ju ndihmoi ky artikull?PoJo