ShowBizzz

Një vjehërr si Victoria Beckham! Urimi i ëmbël i dizajneres për partneren e djalit me rastin e ditëlindjes: Je nusja më e adhurueshme!

Nicola Peltz Beckham dje mbushi 29 vjeç dhe mori shumë urime nga miqtë e saj, ndërsa ndër të parët që shkroi fjalë të këndshme për të, me rastin e ditëlindjes, ishte vjehrra e saj, Victoria Beckham.

Dizajnerja postoi në llogarinë e saj personale në Instagram një video të udhëtimit të tyre të fundit në Bahamas, ku të dyja kërcejnë në rërë, dhe më pas postoi dy story ku shkruante: “Të duam”.

Në mbishkrimin e videos, Victoria shkroi:

“Të duam shumë!! Dashuria, mirësia, talenti dhe aftësia jote për të kërcyer në rërë me taka! Partnerja më e mirë në kërcim dhe nusja më e adhurueshme. Të duam, kalofshi një dite perfekte”