
Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit e Serbisë (BIA) ka mohuar akuzat se lideri i Partisë Republikane, Nikolla Sandulloviç, është torturuar.
Përmes një deklarate ata kanë hedhur poshtë këto akuza duke thënë se promovuesit e “të ahtuquajturës Kosovë” duan që të përhapin dezinformata dhe të shqetësojnë opinionin publik, atë vedas dhe të huaj.
“Duke thënë gënjeshtra për sjelljet e supozuara të paligjshme të anëtarëve të BIA-s, Sandulloviq dhe promovuesit e tjerë e të ashtuquajturës Kosovë, duan të përhapin dezinformata dhe të shqetësojnë opinionin vendës dhe të huaj, të dëmtojnë reputacionin e BIA-s dhe të destabilizojnë situatën e sigurisë së Republikës së Serbisë”, u tha në deklaratë.
Më 2 janar, Sandulloviç postoi një video ku dhe shihej teksa nderonte “Adem Jasharin” në Prekaz. Në videon e punblikuar ai shihej duke vendosur kurora me lule në momunetin që përkujton ngjarjet e 5, 6 dhe 7 marsit 1998, kur forcat serbe vranë mbi 50 anëtarë të familjes së Adem Jasharit, një nga themeluesit e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Një ditë pas publikimit të videos avokati Çedomir Stojkoviq bëri të ditur se Sandullovçi është arrestuar më 3 janar dhe se familja e tij nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo