Edona James është pa diskutim një prej personazheve më të përfolur të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Ajo ka bërë për vete të gjithë me historinë e saj të dhimbshme, ku ka treguar se sa e vështirë ka qenë që të arrijë në trupin që ka dashur gjithmonë.
Në një bisedë të hapur me disa nga banorët në dhomën e gjumit, Edona ka folur më detajisht mbi operacionet estetike që ka pasur përgjatë jetës së saj.
E njëjta ka theksuar se është dashur që të bëjë ndërhyrje estetike plot pesë herë vetëm në gjoks.
Përndryshe, në spektaklin e së premtes u transmetua rrëfimi i Edonës, ku ajo ndau një histori të frikshme se si në fëmijërinë e saj kishte prerë organin e saj gjenital, në tentim që ta zhdukë gjininë e saj mashkullore.