Kuriozitete

Një kthesë e madhe në tregun e Bitcoin, merret vendimi që e prisnin të gjithë

Mbrëmë në SHBA është miratuar fondi Bitcoin nga Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë (SEC).

Një fond i tillë, një ETF (Exchange Traded Fund), do t’i lejojë investitorët të investonin në Bitcoin pa blerë monedhën.

SEC njoftoi në faqen e saj të internetit se janë miratuar njëmbëdhjetë ETF të Bitcoin. Kjo është një pikë kthese e rëndësishme për monedhën rezervë të kriptove, shkruan Indeksonline.

Fondet, të quajtura ETF (Fondet e Tregtuara në Shkëmbim), lejojnë investitorët të investojnë në Bitcoin pa blerë monedhën drejtpërdrejt.

Disa produkte pritet të dalin në shitje që të enjten. Analistët në Standard Chartered vlerësojnë se ETF-të mund të tërheqin 50 deri në 100 miliardë dollarë vetëm këtë vit, duke e çuar çmimin e Bitcoin deri në 100,000 dollarë.

Kjo shkaktoi një rritje të çmimit të Bitcoin prej 2.5 për qind brenda katër minutave.