Lajme

U diagnostikua me kancer, ish-trajneri i Anglisë: Kam dhe një vit jetë

Sven-Goran Eriksson ka marrë lajmin e tmerrshëm nga mjekët. Trajneri suedez është diagnostikuar me kancer dhe tashmë sipas mjekëve i ka mbetur afërsisht edhe 1 vit jetë.

Ish-drejtori sportiv i skuadrës suedeze, Karlstad ishte larguar nga ky rol para 11 muajsh, kur edhe ka mësuar  lajmin.

Ka qenë vetë 75-vjeçari që ka dhënë lajmin e keq, ndërsa shprehet se do të luftojë deri në fund, por disa gjëra nuk janë në dorën e tij.

“Të gjithë mund të shohin se unë kam një sëmundje që nuk është e mirë, dhe të gjithë supozojnë se është kancer, dhe është. Por unë duhet ta luftoj atë sa më gjatë që të jetë e mundur. Unë e di që në rastin më të mirë është rreth një vit, në rastin më të keq edhe më pak. Ose në rastin më të mirë, mendoj edhe më gjatë. Nuk mendoj se mjekët janë plotësisht të sigurt. Është më mirë të mos mendosh për këtë. Ju duhet të mashtroni trurin tuaj. Mund të mendoja për këtë gjatë gjithë kohës dhe të ulesha në shtëpi dhe të thosha se jam i pafat, tha Eriksson në një dalje për Radio P1 suedeze.

75-vjeçari e çoi Anglinë në finalet e Kupës së Botës në 2002 dhe 2006, duke humbur në çerekfinale në të dy rastet, si dhe në Euro 2004. Ai gjithashtu trajnoi ekipe si Benfica, Roma dhe Manchester City gjatë karrierës së tij prej katër dekadave.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo