Deputeti Flamur Noka ka folur me gazetarët në konferencat e përjavshmë të “Rithemelimit” nga selia e PD. Noka ritheksoi edhe sot se mosbindja civile është e vetmja rrugë që u ka lënë Rama për të ndjekur. Sipas nokës ëhstë Rama ai që fshihet pas çdo akti për likuidimin e opozitës.
Pasi ndaj Sali Berishës u vendosa masa e arrestit shtëpiak, pyetja a do vazhdojë aksioni opozitar në Kuvend ka qenë e shpeshtë.
Noka i ka dhënë përgjigje kësaj pyetje ku ka treguar se mosbindja civile dhe aksioni opozitar do të vazhdojnë në Kuvend me nisjen e sesionit të ri parlamentar pas festave të fundvitit.
“Askush nuk ka pritur që Rama të bëjë një hap në drejtim të bashkëpunimit me opozitën, është njeriu që fshihet pas çdo akti që bëhet për të likuiduar opozitën. Fshihet pas çdo gjëje të keqe në këtë vend.
Rruga jonë është shumë e qartë, aksioni opozitar dhe mosbindja civile në Parlament, aksion opozitar dhe mosbindje civile në terren. Rruga e vetme që ne do të ndjekim, nuk ka lënë Rama asnjë rrugë tjetër dhe ne do të vazhdojmë në këtë rrugë derisa ta gjunjëzojmë dhe ta rrëzojmë.
Përpjekje që po bëhen brenda opozitës dhe bashkimi i PD-së, ka këtë synim, të jemi bashkë në aksion dhe mosbindje civile për të rrëzuar qeverinë. Tek Rama shpreson vetëm mafia dhe krimi i organizuar, si edhe qeveritarët e tij”, – deklaori Noka në konferencën për mediat.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo