ShowBizzz

Tha se do të largohej nga rrjetet sociale, Selena bën veprimin e papritur

Selena Gomez rikthehet sërish në Instagram, pasi njoftoi se do të largohej për një periudhë të pacaktuar (teknikisht, nuk tha një kohë të saktë, por sërish, s’e prisnim kaq shpejt).

Ajo publikoi një video me Gordon Ramsay, në të cilën ai i mësonte aktores dhe këngëtares 31-vjeçare se si të bënte një burger për mëngjes. Në videon e plotë, Ramsay dhe Gomez janë në kuzhinën e kësaj të fundit, duke biseduar dhe gatuar.

Ndërsa dje, Sel njoftoi se do të hiqte dorë nga rrjetet sociale, përmes një video në të cilën shfaqej i dashuri i saj, Benny Blanco duke luajtur me disa fëmijë. Ylli i “Only Murders in the Building” u shpreh se do të përqendrohej te gjërat që kanë rëndësi.

Vendimi i saj erdhi pas dramës së krijuar mes saj, Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet në Met Gala. Njerëzit menduan se skenari është ky: Selena i kërkoi Timothée që të bënte një foto dhe dëshira e saj u refuzua nga Kylie.

“I kërkova një foto atij (Timothée) dhe ajo (Kylie) më tha jo”, mendohet se i thotë Selena Taylor dhe Keleigh Teller. Kjo e fundit e pyet: “(foto) me Timothée?”. Selena konfirmon me kokë dhe shoqet e saj shprehin habi, para se Taylor të shohë kamerën që i fokuson dhe t’i kërkojë Selena-s që të heshtë.

Selena u dha fund thashethemeve dhe komentoi në një postim në Instagram të E!News duke shkruar: “Jooo, i thashë Taylor-it për dy miqtë e mi që hooked up” (në një kontekst informal ose bisedor, hooked up mund t’i referohet një takimi seksual të rastësishëm ose marrëdhënie intime pa nënkuptuar domosdoshmërisht një marrëdhënie të përkushtuar).