Pak ditë më parë sekretari britanik i shtetit David Cameron shprehu pakënaqësitë ndaj Serbisë lidhur me situatat e fundit që ka krijuar në Kosovë.
Kjo gjë nuk është pritur fare mirë nga Presidenti Vuçiç, i cili mohoi kategorikisht që Serbia të jetë vendi që destabilizon rajonin.
“Serbia krenohet me pavarësinë e saj dhe kjo është arsyeja pse jam i zhgënjyer nga deklarata e ministrit të Jashtëm britanik Cameron se Serbia është prokurë e Rusisë, si dhe ato rrëfime se ne jemi ata që destabilizojmë rajonin”, tha Vuçiç.
Kujtojmë se gjatë një raportimi para Komitetit për punë të jashtme të Parlamentit britanik, Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron këshilloi SHBA dhe BE të ndryshojnë qasjen e butë që kanë pasur deri më tani kundrejt Serbisë.
“Ne duhet të jemi shumë të qartë për pikëpamjen tonë dhe politikat tona. Në vazhdim të asaj që po thua, ne duhet të tregojmë fustrimin tonë, që po rritet me qëndrim ndaj qeverisë serbe.
Sigurisht, ne nuk kemi ndryshuar këndvështrimin tonë, për t’i dhënë Serbisë mundësinë për të pasur prirjen euro-atlantike, nuk e kemi ndyshuar këndvështrimin tonë që nëse ata zgjedhin, duhet t’i ofrojmë atyre këtë të ardhme. Por unë mendoj, pasi ndjej një zemërim të madh, për këtë mënyrë sjellje dhe për veprimet e tyre dhe duhet të jemi të qartë për këtë gjë.
Përsa i përket, Bashkimi Europian dhe SHBA, nëse ato po e ndjejnë këtë zemërim, unë nuk e di. Duhet të pyesni vetë ata.
Por duke u bazuar në bisedat që kam pasur, që ekziston një zemërim, pasi ata e kuptojnë shumë mirë që sulmi në Banjskë ishte momenti për një rrezik i madh. Duke e parë nga larg gjithë situatën, bazuar në intuitën ime, qëndimi i Perëndimit kur vjen puna te Kosova dhe se çfarë gjeneron Ballkani Perëndimor, ka ngecur në kohë, që para pushtimit rus të Ukrainës. Dhe ne duhet të mendojmë shumë për atë çfarë ka ndryshuar, sepse Rusia po bën çmos për të destabilizuar Ballkanin, do të bëjë më shumë përmes ndërhyrjes në Serbi, do që të bëjë këto zona dhe shtete si Moldavia më pak të sigurta. Dhe për këtë arsye ne duhet të përmirësojmë përpjekjet tona për t’i bërë ballë kësaj gjëje”, tha Cameron.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo