Ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes, është mjaft aktive në rrjetet sociale e saj sociale, ku shpesh herë ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria.
Së fundmi, Efi ka postuar në “Instastory” një thënie ku shkruan:
“Nëse doni të shikoni se sa e civilizuar është kultura e një populli, atëherë vetëm shikoni se si i trajtojnë gratë”.
Kaq ka mjaftuar që Efi të ofendohet keq nga një fans, ndërsa ajo e ka vendosur që ta publikojë mesazhin e tij në “Instastory”.
Efi teksa ka postuar këtë mesazh të dërguar nga një ndjekës, thjesht ka shkruar: “E kuptoni vet besoj…”.
lokimagazine