Ndarja e Princit Leka dhe Elia Zaharias, por edhe historia e re e dashurisë e tij me fotografen Blerta Celibashi, me të cilën është “kapur mat” disa herë deri më tani, është një nga historitë më të komentuara të showbiz-it shqiptar.
Megjithatë, deri më tani, nuk ka asnjë konfirmim nga Princi, për asnjërën nga historitë dhe asnjë reagim nga Elia, e cila duket se ka vendosur të qëndrojë në “qetësi” në mes të kësaj “stuhie”, megjithëse një reagim nga ajo e kemi parë së fundmi.
Jo me fjalë, por me vepra, Elia ka vendosur që ta heqë përfundimisht nga Instagrami Lekën, gjë të cilën ky i fundit e ka bërë kohë më parë, por artistja jo dhe duke e kryer tani, i jep fund përfundimisht historisë me të, duke mos lënë asnjë shans për ribashkim.
Tashmë e vetmja gjë që e lidh ish-çiftin mbretëror është vajza e tyre, Geraldina, me vogëlushen që mendohet se është edhe arsyeja përse nuk është konfirmuar ndarja deri më tani.
Ndërkohë ende nuk dihet arsyeja e ndarjes së Lekës dhe Elias, teksa ata nuk janë më me njëri-tjetrin sipas burimeve, prej 1 viti, por vetëm së fundmi kanë nisur përfundimisht edhe procedurat e divorcit.
lokimagazine