Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike. Policia gjatë kontrolleve zbuloi dy banesa në lagjen Madonna di Campagna të Torinos që përdoreshin për të fshehur kokainën.
Në njërën nga banesat u gjet 1.2 kg kokainë e fshëehur pas rafit të këpucëve, ndërsa në banesën tjetër u gjet 1.25 kg kokainë dhe tre peshore precize të fshehura brenda një dysheku.
Gjatë kontrolleve u arrestuan edhe dy shqiptarë që akuzohen për trafikimin e drogës. Vlera e shitjes me pakicë e lëndës së sekuestruar narkotike, sipas kostove aktuale të tregut, do të shkonte mbi 120 mijë euro.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo