Lajme

PAMJET/ Policia kontrollon cep më cep Vlorën pas ekzekutimit mafioz të 23-vjeçarit

Që prej mbrëmjes të së dielës, 7 janar, ku një vrasje tronditi qytetin bregdetar, forcat speciale kanë “ngritur në këmbë” Vlorën.

Vrasja e 23-vjeçarit Gëzim Sinomati, në ballkonin e banesës së tij, ka sjellë që përgjatë gjithë këtyre ditëve forcat e policisë, FNSH dhe RENEA të zhvillojnë kontrolle të imtësishme në çdo cep të qytetit.

Si rezultat i këtyre kontrolleve janë vënë në pranga dy shtetas, Sino Llanaj dhe Armandi Beqiraj, pasi i janë gjetur armë zjarri si dhe municione.

“A. B., 21 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak;      

Ll., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, në autostradën “Fier-Vlorë”, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak”, thuhet në njoftimin e Policisë. Ndërkohë nga amjet e publikuara nga blutë e Vlorës, shihen efektivët të cilët kanë ushtruar kontrolle të imtëisshme si në rrugë, po ashtu dhe në banesa.

SHIKO KETU VIDEON

Njofitmi i plotë i Policisë:

DVP Vlorë/Kontrolle intensive në qytetin e Vlorës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”. 

Si rezultat i kontrolleve janë goditur 2 raste të armëmbajtjes pa leje.  

Vihen në pranga 2 shtetas që posedonin armë zjarri pistoletë, njëri në banesë, tjetri në automjet.   

Sekuestrohen 2 armët e zjarrit pistoletë, municion luftarak dhe 1 automjet. 

Në vijim të kontrolleve që kryhen në terren, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e DVP Vlorë, mbështetur nga Forcat e Kombëtare të sigurisë dhe Reparti Special “RENEA”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë goditur 2 raste të armëmbajtjes pa leje. Për këto raste u vunë në pranga shtetasit:  

  1. B., 21 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak;
  2. Ll., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, në autostradën “Fier-Vlorë”, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

2 armët e zjarrit pistoletë, municioni luftarak dhe automjeti që drejtonte 48-vjeçari, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.      

Kontrollet vijojnë me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri, që janë rrezik potencial për të kryer ngjarje kriminale.

Materialet procedurale për secilin rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo