ShowBizzz

‘Lidhje gej dhe drama’, Ronaldo Sharka: BBV3 do jetë i frikshëm


Ish-banori i “Big Brother VIP 2” dhe gazetari i njohur Ronaldo Sharka i ftuar në “Wake Up”, ka dhënë opinionin e tij në lidhje me edicionin e ri të “BBV3” dhe konkurrentët që do futen.

Sipas tij personazhet që mund të ecin më shumë dhe të krijojnë popullaritet janë personat që kanë dalë nga tregu dhe janë harruar, ose personazhe jo shumë të njohur për publikun.

Ronaldo Shkarka: Unë mendoj që ky “Big Brother” do jetë i frikshëm. Për shembull Albi Nako ka një ironi të paparë dhe gati, gati të frikshme. Është emër që përflitet. Unë kam dëgjuar vjet nga banorë që po bëheshin gati të futeshin në “Big Brother” që kur kishin dëgjuar emrin e Albit që ishte aluduar, kishte pak frikë.

Unë mendoj që në “Big Brother” ecin shumë personazhet që ose kanë dalë nga tregu dhe janë harruar, ose ata që janë të sapodalë, filize të reja. Publiku ka më shumë interes të dijë për jetën e këtyre njerëzve sesa të një personazhi që ka vite dhe ne i dimë pothuajse çdo gjë. Këtyre personazheve që i dimë çdo gjë, unë i uroj të dashurohen dhe të fejohen aty brenda, por pse jo të nisin dhe ngjizjen e një fëmije.

Ronaldo shprehet se këtë vit pret që banorët të sjellin gjëra ndryshe që publiku nuk i ka parë ndonjëherë dhe pse lidhje dashurie mes dy vajzave apo dy djemve.

Ronaldo Sharka: Do doja të shihja një histori dashurie ndryshe, ndoshta mes dy vajzave apo mes dy meshkujve. Do doja të shihja shumë gjëra këtë vit që nuk janë parë në Big Brother-at në Shqipëri, por që nëpër botë ndodhin. Është momenti që personazhet që do futen t’i vënë gishtin kokës dhe të sjellin gjëra për publikun që nuk janë bërë ndonjëherë.

‘Lidhje gej dhe drama’, Ronaldo Sharka: BBV3 do jetë i