ShowBizzz

Rikthehet pas 31 vitesh këngëtarja Morena Reka! Rrëfen jetën në Amerikë; nga skena te puna në restorantin e saj!

Këngëtarja e njohur, Morena Reka, e larguar, kur ishte vetëm 21 vjeçe, për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të punuar me Agim Krajkën, është kthyer në Shqipari pas 31 vitesh.

Në një rrëfim për jetën në podcastin “Zë me Mirën”, këngëtarja flet për jetën e saj artistike dhe atë private. Edhe pse larg intervistave dhe skenës shqiptare, Morena Reka për rreth 20 vite ka kënduar në Amerikë. Ajo u njoh me bashkëshortin Benin dhe së bashku janë prindër të 4 fëmijëve, 3 vajzave dhe 1 djali.

Rikthehet pas 31 vitesh këngëtarja Morena Reka! Rrëfen

Përkushtimi ndaj familjes është një nga arsyet pse ajo ka qëndruar larg mediave dhe skenës shqiptare, “Të rrisësh 4 fëmijë nuk është e thjeshtë. Fëmijët janë çdo gjë për mua”. Tashmë prej 10 vitesh, ajo i është përkushtuar restorantit të saj dhe tejet prekës ishte momenti kur këngëtarja rrëfeu se tashmë emocionet e skenës i merr në një formë tjetër.

“Restorantin e kemi përballë një spitali ku njerëzit bëjnë kimioterapi. Ata vijnë në restorant dhe thonë, ‘mama’ e kam supën gati dhe kjo më ka dhënë një kënaqësi tjetër. Aty po kuptoj ca është jeta. Jam shumë e ndjeshme. Të jep një kuptim për jetën”.

 

E pyetur për këngën e saj të preferuar, ajo tha se është “Qeshu rini”, ndërkohë që shumë të pëlqyera për publikun kanë qenë edhe këngët, “Kur vallëzojmë tok”, “Puthja e Parë”, “Pluralizmi”, etj. Miqësi të ngushtë ajo ka me Merita Halilin, ndërkohë që kujtoi edhe lidhjen q% ka patur me të ndjerën Anita Bitri.

Morena Reka është 53 vjeçe dhe bije në sy që është ende shumë në formë. E pyetur në lidhje me këtë, këngëtarja tha se është shumë e kujdesshme me ushqimet që konsumon dhe zbuloi se peshon vetëm 48 kg./bordo.al



bal