Luana Vjollca ka vetëm pak ditë që është kthyer nga pushimet, por publiku ka filluar tashmë “ta marrë në pyetje”.
“Si na le vetëm natën e ndërrimit të viteve , duam “Zemër Luanën”, Kur nis emisioni”, janë këto pyetjet e shumta qe fansat i bëjnë Luanës gjatë gjithë kohës.
Por a kemi një datë?
Luana thotë se shumë shpejt do të nisë nga puna .
“Kjo kërkesë përtej shakave më lumturon pa masë, më inspiron pa masë , më motivon pa masë dhe edhe sikur të kisha unë në mendje të mos bëja asgjë, ku të lini ju? Do ju tregoj shumë shpejt” , thotë ajo në një Insta Story.
Ne ende nuk dimë shumë, por ama e dimë me siguri që çdo projekt që ajo merr përsipër e ka suksesin e garantuar.
Kështu që mezi presim të shohim nëse Luana do të sjellë një sezon të dytë kaq shumë të kërkuar nga publiku, por edhe nga shumë personazhe të dashur publike që kanë qenë pjesë e “Zemër Luana” si të ftuar.