ShowBizzz

Arbana Osmani arratiset me pushime një ditë para nisjes së ‘BBV3’

Edhe pse vetë producentja e “Big Brother VIP”, Sara Hoxha, konfirmoi se këtë vit do të jetë Ledioni në moderim të programit, sërish kishte shpresë nga ndjekësit për të parë Arbana Osmanin.

Kjo për shkak se u përfol për një bashkë-moderim të programit, ose ndonjë surprizë tjetër që mund të kishte përgatitur produksioni.

Mirëpo me postimet e fundit duket se Arbana ka shuar çdo shpresë për të qenë pjesë e BBV3.

Moderatorja ka nisur pushimet në një vend malor me dëborë dhe pikërisht sot, një natë para nisjes së spektaklit, vendosi të ndajë një foto të saj në Instagram nga pushimet duke hedhur poshtë zërat se do të jetë bashkëprezantuese në formatin e famshëm.

View this post on Instagram

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

 



lokimagazine