Lajme

Sulmet ndaj grupimit Huth në Lindjen e Mesme, Kosova i del në krah SHBA-së

Pas sulmeve ndaj grupimit të armatosur Huth në Lindjen e Mesme, Kosova është i ka dalë në krah SHBA-së.

Me anë të një deklarate zyrtare ministrja e Jashtme Donika Gërvalla shkruan se Republika e Kosovës mbështet plotësisht veprimet proporcionale ushtarake të partnerëve ndërkombëtar.

Deklarata e plotë:

“Republika e Kosovës mbështet plotësisht veprimet proporcionale ushtarake të partnerëve tanë ndërkombëtarë kundër grupimit të armatosur Huth, i cili përveç që po kërcënon stabilitetin në Lindje të Mesme përmes sulmeve kundër anijeve komerciale, po pengojnë seriozisht edhe qarkullimin e lirë të tregtisë dhe mallrave, gjë që rrjedhimisht po krijon pasoja negative për ekonominë dhe fushat e tjera.

Armiqtë e paqes, stabilitetit, sigurisë, demokracisë, rendit botëror dhe civilizimit janë armiq të të gjithëve. Vetëm së bashku mund të arrijmë që t’i mundim e të krijojmë një botë të qëndrueshme, e cila prioritet ka paqen, bashkëjetesën, tolerancën dhe përparimin në një botë, gjithnjë e më të globalizuar”, deklaron MPJ.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo