Opinionisti Bledi Mane ka treguar se çfarë do të bënte sonte po të ishte i pranishëm Ganiu në studio.
Ai ka thënë se po mendonte kur të hynte Ganiu në studio të qante si Iliriana apo ta puthte sikur Albyn.
“Ganiu duhej të ishte një dajlë më i qiltër më transparent dhe të vinte këtu përballë nesh dhe të fliste hapur se ku i ka mbetur qefi me ne me produksionin me publikun.
Sepse janë mija e mijra vota që njerëzit i kanë shpenzuar për Ganiun dhe në fund të ditës ti ketë detyrim përballë këtij publiku, Ganiu u tregua si një fëmijë i përkëledhur”, ka thënë Mane.