ShowBizzz

“Jam penduar shumë”, Luizi pranon gabimin dhe i kërkon falje këtij ish-banori të “BBVIP”!

Nuk kishte ndodhur ndonjëherë deri më tani, por Luiz Ejlli ka pranuar një gabim që ka bërë në “BBVIP” dhe ka pranuar që ka gabuar me një banor brenda shtëpisë, duke e bërë “armik kot”.

Fituesi i edicionit të dytë të reality show-t, ka bërë një video në Instagram-in e tij, ku thotë se dy gabime nuk ja fal vetes në program, i pari sigurisht është një veprim i gabuar ndaj Kiarës, që e bëri për të qarë dhe i dyti është mënyra si e ka trajtuar Eni Taren, ish-banorin e formatit që në fakt nuk la shumë gjurmë në lojë, por i emocioni të gjithë me historinë e tij.

Duke përfituar nga rasti që ishte me të në makinë, si askujt tjetër, Luizi i ka kërkuar falje publike Enit për mënyrën si e ka trajtuar, teksa modeli e ka pranuar ndjesën dhe duket që tani kanë një miqësi të mirë.

 



lokimagazine