Lajme

Jeton në gjendje të mjerueshme, Xhelal Balliu “endet” rrugëve i pashpresë

Historinë e Familjes së Xhemal Balliut me 4 pjestarë që vuajnë problemet e shëndetit mendor nuk është hera e parë që e dëgjojmë.

Prej vitesh dy të moshuarit dhe dy vajzat e tyre vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, kjo ka bërë që asnjë prej tyre të mos jetë i aftë të punojë. Kjo ka bërë që gjendja e tyre ekonomike të mbetet e rënduar.

Newsbomb.al raporton se këtë të premte, i moshuari Xhemal Balliu është larguar nga banesa e tij në fshatin Brret të Krujës. Pasi nata e ka zënë pranë zonës së Mamurrasit tek ish-reparti ushtarak, një banor i ka ardhur në ndihmë duke i krijuar strehë dhe një zjarr për të kaluar natën.

Xhemal Balliu qëndron i strehuar në një banesë të braktisur sëbashku me tre anëtarët e tjerë të cilët të gjithë vuajnë nga probleme të shëndetit mendor. Kjo familje ka bërë disa herë apel për ndihmë nga institucionet shtetërore për një shtëpi apo disa të ardhura në muaj për ushqime.

Janë bashkëfshatarët e Xhemalit ata që kujdesen për këtë familje e cila nuk ka lekë as për ushqime dhe as për ilaçe.

I moshuari Xhemal Balliu

Një vit më parë, qytetarë të shumë kanë ndihmuar këtë familje të duke i dërguar ndihma në ushqime, medikamente por dhe vlera të ndryshme monetare. Por thirrjes për ndihmë nuk i është përgjigjur shteti duke e lënë familjen në harresë .

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo